Google ADS

Australia 25 vjet pa rënie ekonomike, i afrohet rekordit që mban Holanda

09:47 | 1 Mars 2017
Arbresh.info

Ekonomia e Australisë nuk është rritur mjaftueshëm në çerekun e fundit të vitit 2016 , por nuk ka ndikuar në rritjen e vazhdueshme të ekonomisë që e bënë vendin të ketë një periudhë 25 vjeçare pa rënie.

Kjo e sjell shtetin afër thyerjes së rekordit të cilin e mban Holanda, si shteti i kohës moderne me një rritje ekonomike të vazhdueshme, transmeton arbresh.info.

Edhe pse ekonomia e Australisë ishte tkurrur në çerekun e tretë të vitit të kaluar një reagim bëri që shifrat vjetore të rritjes të kenë një normë prej 2.4%.

Rimëkëmbja i atribuohet kryesisht eksporteve të forta dhe shpenzimeve për konsum.

Australia nuk ka përjetuar recesion, i cili përkufizohet si rënie ekonomike e dy apo tre muajve radhazi, që nga qershori i vitit 1991.

Vlerësimet e Bankës Qendrore të vendit paralajmërojnë rritje ekonomike për 3% për vitin 2017 dhe kjo pritet të arrihet nga rimëkëmbja e çmimeve të mallrave për eksport./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme