Lushnje, arrestohet polici privat, vodhi naftën e TAP

09:09 | 1 Mars 2017
Arbresh.info

Një polic privat është arrestuar në flagrancë nga policia e Lushnjes, i cili akuzohet për shpërdorim detyre. Bashkë me të është arrestuar edhe një qytetar, Ndriçim Beqiri 26 vjeç.

Ky i fundit së bashku me policin privat të shoqërisë “Pelikani”, Veli Kumanaku 23 vjeç akuzohen për vjedhje.

Kumanuku kishte për detyrë ruajtjen e makinerive dhe materialeve të Gazsjellsit “TAP” në fshatin Imsht. Së bashku me 26-vjeçarin, ata vodhën 13 shtrate trarësh të makinerive dhe 600-700 litra naftë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme