Lojtarët e Real Madridit janë të shqetësuar me formën e çrregullt të Cristiano Ronaldos.
Pavarësisht se ka shënuar 23 gola brenda 30 ndeshjeve, Ronaldo ka kaluar një sezon mjaftë të vështirë në ‘Santiago Bernabeu’, transmeton portali arbresh.info. Reprezentuesi portugez nuk ka qenë bindës ndaj tifozëve duke shfaqur shenja të pakënaqësisë.
Ish anësori i Manchester United është fishkëllyer madje nga një pjesë e tifozëve në disa ndeshje, dhe gazeta spanjolle ‘Diario Gol’ pretendon që pesë lojtarë të Madridit kanë shprehur shqetësimin e tij te Florentino Perez rreth 32-vjeçarit.
Dyshja në mesfushë, Luka Modric dhe Toni Kroos thuhet se janë të shqetësuar që pasimet e tyre nuk po finalizohen në portë nga bartësi i fanellës me numër 7.
Mateo Kovacic është gjithashtu i zemëruar me mungesën e kualitetit të Ronaldos, gjë që ka ndikuar edhe tek performacat e reprezentuesit kroat.
Ndërkohë, ish ylli i Tottenhamit, Gareth Bale ka kërkuar te Florentino Perez të jetë lojtari i tyre kryesor në Madrid për sezonin e ardhshëm.
Një tjetër lojtar që është i zemëruar me Cristiano Ronaldon është spanjolli Alvaro Morata, që nuk është duke pasur hapësirë të mjaftueshme në fushë./arbresh.info
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...