Vonesat e mandatimit të kryetarit të LSDM-sw Zoran zaev për formimin e qeverisë së re, po tensionojnë situatën në Maqedoni.
Të martën në Shkup dhe në qytete të tjera u zhvilluan protesta kundër zyrtarizmit të gjuhës shqipe.
Nuk kanë munguar incidentet me sulme ndaj gazetarëve maqedonas, të cilësuar si simpatizantë të Zaevit. Ministri i Brendshëm, Agim Nuhiu njoftoi se agresorët e gazetarëve janë arrestuar.
Por incidenti po shfrytëzohet politikisht nga lideri i VMRO DPMNE Nikolla Gruevski, i cili ka ripërsëritur ofertën për të hyrë së bashku me Zaevin në qeveri dhe të mos pranojë atë që ai e quan platforma nga Tirana.
“LSDM duhet të grumbullojë forca dhe të refuzojë shantazhimet që nxisin tensione mes qytetarëve dhe sjellin rrezik për destabilizim të vendit”, ka thënë Gruevski, i citua nga mediat maqedonase.
Ndërkohë Departamenti Amerikan i Shtetit ka lëshuar një deklaratë ku bën thirrje për formimin sa më të shpejtë të qeverisë së re./T.CH/
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...