Basha: Ja tre skenarët që do ti japin fund protestës së PD-së

08:17 | 1 Mars 2017
Arbresh.info

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i lidhur ‘live’ në emisionin “Studio e Hapur” në News24 i është përgjigjur gazetares Eni Vasili dhe të ftuarve të tjerë në emision.

I pyetur se ku do të shkojë me këtë proteste dhe se çfarë ka vendosur të bëjë më tej, kreu i PD-së u përgjigj se ka tre rrugë: “Ose të dorëzohem unë ose të dorëzohet populli ose të ikë Rama. Unë nuk dorëzohem, populli e ka në dorë vetë të vendosë dhe po e tregon se çfarë ka zgjedhur të bëjë. Dhe nga kjo situatë duket qartë qëndrimi”, tha Basha.
Thirrja për “luftë” Basha, ishte një reagim ndaj së keqes. Në çadër janë futur provokues

Basha tha se kjo protestë e nisur më 18 shkurt është më e madhja ndonjëherë por duket se ka patur një tërheqje nga deklaratat e tij për ‘luftë’. Ai tha se nuk ka bërë thirrje për luftë por thirrje për mospranim të së keqes.

Ai foli edhe për provokime nga ana e maxhorancës dhe madje njerëz të futur në çadër për të provokuar. “Këtu në këtë çadër janë futur njerëz të paguar. Është dhunuar dhe kryetari i një partie. Në Fier janë dhunuar dy vajza 29-vjeçare. Thirrja ime ka qene një reagim ndaj të keqes”. Nga ana tjetër i pyetur lidhur me reflektim për 21-janarin Basha iu përgjgj: “Nuk ka asnjë paralele me 21 Janarin. Ka qenë dita ime më e tmerrshme për mua si politikan dhe qytetarë. Nuk ka asgjë të përbashkët. Protesta jonë është më e madhe e 26-vite”, tha Basha.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme