Një grua e re e një pjese të izoluar të Nikaraguas ka vdekur një javë pasi që ishte lidhur dhe hedhur në zjarr si pjesë e një rituali të ekzorcizmit.
Anëtarët e familjes thanë për mediat lokale se Vilma Trujillo ishte sulmuar nga katër burra të udhëhequr nga njëri i cili thoshte se ishte pastor evangjelist, transmeton arbresh.info.
Juan Rocha e mohoi se kishte djegur viktimën, duke thënë se shpirtrat djallëzor e kishin ngritur atë mbi zjarr dhe pastaj e kishin lëshuar brenda.
Të afërmit e kishin gjetur Vilman disa orë më vonë me djegie të rënda.
Policia ka arrestuar Juan Rochan dhe disa njerëz të tjerë që thuhet se janë të përfshirë në sulm.
Bashkëshorti i viktimës tha se gruaja e tij, nënë e dy fëmijëve, ishte marrë nga kisha javën e kaluar sepse anëtarët e kishës thanë se ishte pushtuar nga djalli sepse kishte tentuar të sulmonte njerëzit me hanxhar.
“Është e pafalshme kjo që na kanë bërë. E vranë gruan time, nënën e dy fëmijëve të vegjël, çfarë do t’u them unë atyre tash?”, tha bashkëshorti i viktimës.
Ndërsa Komisioni i të Drejtave të Njeriut ka kërkuar nga qeveria të kontrollohen sektet religjioze në shtet./Arbresh.info
Kumbaro: Buxheti 2025 me rritje – 10,4 milionë vizitor...
Projektbuxheti 2025- Balluku: Financim Korridorit 8 dhe Blu,...
A të bën të lumtur paraja? Përgjigjen banorët
Kosova dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë Memorandumin e M...
Haradinaj: Të tjerët japin grante për familjarë, ne do të ul...
Vullneti thotë se po e qetëson ezani brenda shtëpisë së Big ...