Durrës, Dako kryebashkiak, e motra drejtoreshë buxheti, i vëllai hedh betonin tek ‘Veliera’

23:27 | 28 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Një skandal i vërtetë po ndodh në qytetin e Durrësit, ku pavarësisht vendimit të gjykatës për pezullimin e punimeve tek ‘Veliera’, kreu i Bashkisë Vangjush Dako e shpërfill.

Bashkia e Durrësit vazhdon me intensitet punimet duke hedhur beton mbi murin mesjetar që është zbuluar gjatë gërmimeve. Le të hyjmë më në detaje përse Vangjush Dako nuk ndal punimet?

Pyetja e parë që shtrohet është cila kompani ka marrë përsipër zbatimin e projektit të “Velierës” dhe nga kush po kryhen punimet?

Syri.net ka mësuar se punimet po kryhen nga kompania e Edmond Dakos, vëllai i kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako, shkruan syri.net

Firma e Edmond Dako, me vendndodhje në Shkozet, është kontraktuar për të kryer punimet tek “Veliera” duke hedhur beton mbi murin antik. Në fakt, nuk është hera e parë që firma e vëllait të Vangjush Dakos është kontraktuar për punë publike në qytetin bregdetar, dhe këtë e dinë të gjithë qytetarët durrsakë.

Vazhdojmë më tutje duke sqaruar se përse tek “Veliera” po bëhet një krim familjar.

Valbona Qirjako është motra e kryebashkiakut Vangjush Dako. Zonja Qirjako është shefe e Sektorit të Buxhetit në Departamentin Ekonomik në Bashkinë e Durrësit. Pra, fondi për betonizimin tek “Veliera” akordohet me firmën e Valbona Qirjakos.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme