Plot 22 persona, përfshirë mjekë, pediatër, neurologë dhe infermierë janë vënën nën hetim nga prokuroria në Breshia të Italisë për vdekjen e një vajze 4 vjeçare, e cila u godit nga meningjiti i pneumokokut, formë jo ngjitëse por potencialisht vdekjeprurëse.
Vajza me origjinë shqiptare që jetonte në Cremona me familjen e saj u shtrua në spitalin e Maggiore të enjten më 16 shkurt.
Tri ditë më vonë u transferua në gjendje kritike në spitalin civil të Breshias, për të gjetur vdekjen 24 orë më vonë.
Prokuroria ka urdhëruar kryerjen e autopsisë në trupin e vogël të fëmijës pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore në Verona për të hedhur dritë mbi shkaqet e ngjarjes.
Prokuroria synon të zbulojë nëse ka pasur neglizhencë nga ana e stafit të dy spitaleve dhe nëse janë zbatuar protokollet e nevojshme të mjekimit.
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare
20 vjet ARKEP, Kurti: Sot Kosova është një prej liderëve në ...