Vasili, sërish letër Vlahutinit për Calaverën

22:57 | 28 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili nuk tërhiqet nga letrat e tij për ONM-në. Në një letër drejtuar ambasadores së BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin, Vasili vlerëson si një hap të parë dhe të dobishëm për zbatimin e “vetting”-ut, krijimin e PMU-së, një njesie të menaxhimit për rivlerësimin kalimtar të prokurorëve dhe gjyqtarëve.
Në lidhje me atë që Vasili i referohet si term i ri i shfaqur në sqarimin e Calaverës, “governing board”, e që më herët njihej si “management board”, Vasili pyet nëse ky ndryshim i emërtesës lidhet me mënyrën e funksionimit apo të rolit që ai do të ketë në proces.

Sipas Vasilit, është shumë e rëndësishme që të përpilohet rregullorja e funksionimit të PMU-së, që të përshkruajë qartë mënyrën e komunikimit të tij me institucionet shqiptare, mënyrën e akreditimit të vëzhguesve ndërkombëtarë si pjesë e ONM-së.

Në fund, ministri thotë se duhet përcaktuar sa më parë përfaqësuesi i Shqipërisë në Komitetin Drejtues të projektit.

1488318088vasili1ddd

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme