Google ADS

Basha: Krimi i bërë njësh me pushtetin po rrezikon sigurinë kombëtare

22:20 | 28 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Beteja e parë është fituar. Kështu shprehet kryetari i Partisë Demomkratike, Lulzim Basha, në ditën e 11 të protestës ndërsa bisedonte mbi lirinë e shprehjes ku ishin prezentë siç tha ai, dy zërat e fjalës së lirë, analistët Mark Marku dhe Agron Gjekmarkaj.

Basha: Beteja e parë është fituar, frika është vrarë, kurajo qytetare po ngrihet nga jugu në veri, anembanë Shqipërisë.

Basha foli dhe për krijimin e shtabeve zgjedhore nga ana e Rilindjes.

Basha: Në çdo fshat e në çdo qytet të Shqipërisë rilindasit sëbashku me bandat kriminale kanë ngritur shtabet e tyre elektorale me komandantë të hurit dhe litarit, me trafikantë droge si Artur Bushi, me vrasës si Mark Frroku, me gjobëvës si Emiljano Shullazi, me trafikantë të motrave dhe grave si Arben Ndoka.

Qeveria, tha Basha, është bërë njësh me krimin dhe po vë në rrezik zgjedhjet dhe demokracinë.

Basha: Krimi i bërë njësh me pushtetin vë në rrezik zgjedhjet e ardhshme, rendin demokratik dhe drejtësinë e vërtetë dhe të pakapur. Sot reforma kushtetuese e 22 korrikut në drejtësi është në rrezik nga krimi që kërcënon njësoj zgjedhjet, rendin demokratik dhe drejtësinë e pakapur.

Në fund, kreu i PD-së Lulzim Basha përsëriti se ka ardhur koha që kjo Republikë të rrëzohet dhe garancia për këtë janë qytetarët shqiptarë.

“Nuk ka rrugë tjetër përveç qeverisë teknike”, përfundoi Basha.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme