Google ADS

Vrau çiftin e moshuar britanik, shqiptari shpik një tjetër justifikim

22:07 | 28 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Një azilkërkues shqiptar mohon që të ketë vrarë me thikë për vdekje një çift milioner në shtëpinë e tyre në Suffolk të Britanisë.

Ali Qazimaj, ka bërë një tjetër deklaratë në gjykatë, duke mohuar që të ketë jetuar në Britani.

“Unë kurrë nuk kam qenë në Mbretërinë e Bashkuar në të gjithë jetën time”, tha ai para gjykatës. 43 vjeçari dyshohet se ka vrarë Peter Stuart, 75 vjeç dhe gruan e tij Sylvia, 69 vjeçe. Ai mendonte se ata kishin sasi të mëdha parash, ndërsa kishte borxhe të shumta për shkak se luante bixhoz.

Menjëherë pas krimit, ai u arratis jashtë vendit për t’u arrestuar disa ditë më vonë në Luksemburg.

Ngjarja e rëndë ndodhi në qershor të vitit të shkuar. Qazimaj rikonfirmoi sërish se quhet Vital Dapi dhe sipas Daily Mail, ka deklaruar se është nga Elbasani i Shqipërisë si dhe pretendon se nuk ka qenë kurrë në Britani.

I pandehuri foli megjithatë në gjuhën angleze i ndihmuar herë pas here nga një përkthyes shqiptar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme