Aktorja e njohur Vanessa Hudgens, njihet për dukjet e mrekullueshme dhe natyrale që sjellë çdo herë.
Por në ndejën e organizuar për Oscars, ajo kishte zgjedhur të vinte pak më ndryshe. Aktorja kishte veshur një fustan të bardhë, i cili ia theksonte linjat trupore. Flokët i kishte të lidhur dhe rëndësia më e madhe u ishte kushtuar syve, të cilët kishin qenë më dramatik ndërsa buzët dhe pjesa tjetër e fytyrës ishin me nuanca nude.
Grimi i aktores pritet të jetë një inspirim i ri i makeupit.
Vanessa Hudgens që u bë super e njohur nga filmi “High School Musical”, vazhdon t’i kushtojë shumë rëndësi trupit dhe dukjes së saj.
Ajo shpesh herë zgjedhë të postojë foto pa makeup dhe të duket e mrekullueshme. Për shumë persona vazhdon të jetë ndër aktoret më të pëlqyera.
Sot do të mbahet konferenca mbi çrregullimin informativ me f...
Sulmohet zyrtari policor në Shtime, të dyshuarit në kërkim
Zhduket një e mitur në Prishtinë
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt
Kosova me 5 grupmosha në arenën ndërkombëtare në basketboll
Anulohet aktiviteti për përurimin e Parkut të Ulpianës