Kombet e Bashkuara kanë njoftuar se në luftën e brendshme në Jemen e cila vazhdon që prej 2 vitesh janë përdorur si “luftëtarë” 1.476 fëmijë si dhe 1.490 fëmijë të tjera kanë humbur jetën në konflikte, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësja e Komisionarit të Lartë për të Drejtat e Njeriut në OKB, Ravina Shamdasani, në një konferencë për shtyp të mbajtur në zyrën e OKB-së në Gjenevë, ka theksuar se kanë marrë denoncime të panumërta se komitetet popullore të lidhura me Husitë në Jemen kanë përdorur shumë fëmijë në konfliktet e armatosura.
Duke vënë në dukje se kanë marrë informacione të reja që javën e kaluar fëmijët janë marrë ushtarë jashtë dëshirës së familjeve të tyre, Shamdasani tha se fëmijët përfshihen në luftë pasi mashtrohen nga premtimet për shumat monetare ose nga ai i statusit social.
Shamdasani, ndër të tjera ka njoftuar se OKB-ja ka konfirmuar se që nga fillimi i luftës në mars 2015 e deri më 31 janar 2017 në konflikte janë përdorur si ushtarë 1.476 fëmijë.
Më tej ajo ka shtuar se dyshojnë që shifrat në fjalë mund të jenë edhe më larta, duke tërhequr vëmendjen se familjet nuk flasin pasi kanë frikë nga ndonjë hakmarrje.
Duke paralajmëruar se dërgimi në konflikte i fëmijëve nën moshën 15-vjeçare mund të përbëjë krim lufte, Shamdasani është shprehur se “Iu rikujtojmë të gjitha palëve se marrja ushtar e fëmijëve për tu përdorur në konfliktet e armatosura është e ndaluar kategorikisht nga ligji i të drejtave të njeriut. Kërkojmë gjithashtu që këto fëmijë të lirohen menjëherë.”
Gjithashtu edhe zëdhënësi i UNICEF-it, Christophe Boulierac në një deklaratë ka theksuar se në Jemen që nga fillimi i luftës e deri tani kanë humbur jetën 1.490 fëmijë si dhe miliona fëmijë të tjerë ndodhen nën kërcënimin e urisë.
Sipas të dhënave të OKB-së për shkak të luftës së brendshme në Jemen nga periudha mars 2015-shkurt 2017 kanë humbur jetën 4.667 civilë si dhe janë plagosur 8.180 të tjerë.
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...