Bashkimi Evropian është duke kërkuar nga shtetet e saj që të rrisin fondin për emigrantët, në mënyrë që emigrantët e bllokuar të kthehen në shtëpitë e tyre.
Propozimi është bërë nga Malta, e cila kryeson mbledhjet e BE-së dhe u është prezentuar 27 vendeve të bllokut, transmeton portali arbesh.info.
Malta dhe Italia bartin pjesën më të madhe të barrës që ka të bëjë me emigrantët e ardhur nga vendet afrikane, të cilën përmes Libisë synojnë vendet e BE-së.
Rreth 1.6 milionë refugjatë dhe emigrant kanë arritur në Evropë përmes Detit Mesdhe gjatë viteve 2014-2016, duke përfshirë edhe ata që përmes ujrave të Turqisë kanë arritur në Greqi.
Organizata ndërkombëtare për Migrim, IOM, vlerëson se rreth 700 mijë emigrantë gjenden në Libi. Qëllimi i organizatës është synimi për ndihmën e rreth 7 mijë njerëzve të bllokuar që të kthehen në vendin e origjinës, duke e dyfishuar kështu programin e saj të kthimit.
BE-ja ka premtuar më shumë fonde për këtë qëllim, ndërsa vetëm në vitin e kaluar, Brukseli, Berlini dhe Roma kanë premtuar një total prej 100 milionë eurove për IOM-in./Arbresh.info
Franca thotë se BE-ja nuk do të tolerojë sulme në kufijtë e ...
“Ulja e çmimit të energjisë, më e madhja në 35 vite”, Rama: ...
BDI: Mickoski vazhdon të degradojë gjuhën shqipe
Ndajnë rrugët Valon Ahmedi dhe Shkëndija
Ulja e çmimit të energjisë/ Balluku shpjegon shifrat: Ditë e...
Pas thyerjes së rekordit me followersa, Gjesti thyen edhe re...