E kush nuk e adhuron fëmijën që qesh. Madje sa më shumë të jenë aq më mirë.
Një video e vitit 2000 në të cilën shfaqej nëna me katërnjaket e saj që nuk pushonin së qeshuri u bë fituese në emisionin “America’s Funniest Home Videos”.
Vogëlushet Grace, Emily, Mary Claire dhe Anna ishin gjashtë vjeç kur videoja filloi të shpërndahej dhe të pëlqehej nga të gjithë. Që prej asaj kohe familja Mathias ishte shpesh e pranishme në emisione të ndryshme, duke përfshirë këtu edhe “The Oprah Winfrey Show” në vitin 2008.
Sot, katërnjaket janë 16 vjeç.
“Njerëzit ende kënaqen kur e shikojnë atë video”, thotë Allison, nëna e vajzave.
“Mendoj se është një nga videot që kur e shikon nuk mund të rrish pa qeshur”, shton babai Steve. Vajzat mund të jenë identike, por me kalimin e viteve secila ka marrë drejtim tjetër duke pasur interesa të ndryshme. “Jemi sa të ngjashme, aq edhe të ndryshme. Na interesojnë gjëra të ndryshme”, thotë Grace duke shtuar “Mary Claire dhe Emily janë të dhëna pas artit dixhital dhe kompjuterave, Anna pas muzikës dhe unë pas fotografisë”. Kur ishin të vogla e ëma i vishte njësoj.
Por që nga momenti që ato filluan të visheshin vetë krijuan secila stilin personal.
ShBA-ja dhe Franca mirëpresin armëpushimin Izrael-Liban
Arsenal, Atalanta dhe Leverkuseni fitojnë me debakël ndeshje...
Presidenti izraelit: Marrëveshja e armëpushimit me Libanin d...
Driloni hap zemrën me Kevinin, flet për Sarën, Lelën dhe Ani...
Barcelona mposht bindshëm Brestin në Ligën e Kampionëve
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...