Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë së Drejtësisë, e cila bën pjesë në grupin Parlamentar të PDK-së, Labinotë Demi-Murtezi ka njoftuar se nuk do të votojë marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi.
Sipas saj Kosova dhe Mali i Zi duhet ta rishikojnë me kujdes dhe përgjegjësi më të lartë demarkimin e kufirit../Arbresh.info
Postimi i plotë i deputetes Murtezi:
Të dashur qytetarë,
Pas disa lajmeve të lexuara në portalet tona se votën time për çështjen e demarkacionit do t’ia besoj grupit parlamentar, po jap nje sqarim për ju.
Vota e secilit deputet e ka peshën e vet. Një vendim i rëndësisë së veçantë siç është demarkacioni me Malin e Zi, është përgjegjësi e madhe individuale e jona, karshi votuesve tanë por mbi të gjitha integritetit të vendit tonë. Unë si deputete dhe Partia e Drejtësisë, kemi dënuar aktet e dhunshme në Kuvend dhe sjelljet jodemokratike, ashtu siç në të njëjtën kohë kemi përcjellur me vëmendje të gjitha diskutimet dhe debatin shkencor në Kuvend lidhur me këtë çështje.
Komisioni shtetëror i ngarkuar për këtë çështje, nuk është përgjigjur në disa prej pyetjeve që u janë drejtuar pikërisht nga deputetët, e që kanë qenë pyetje krruciale sa i përket çështjes. Ka pasur shumë vërejtje sa i përket bazës ligjore për procesin e demarkimit, shumë kundërargumente të ofruara nga komisioni profesional, mosrespektimi i procedurave të konsultimit me Kuvendin para se të nënshkruhet, dhe mbi këtë bazë them se kjo formë e demarkacionit nuk duhet të votohet.
Konsideroj se në emër të fqinjësisë së mirë, Kosova dhe Mali i Zi duhet ta rishikojnë me kujdes dhe përgjegjësi më të lartë demarkimin e kufirit tonë të përbashkët.”
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...