Lideri i LISBA, Fuad Ramiqi, ka thënë se nuk është normale që një njeri që ka kërcënuar vendin me eksploziv, si Sllobodan Gavriq, të dënohet njëjtë si një imam që mbron fjalën e Zotit.
Ai thënë se krejt këto tendenca vijnë nga armiqtë e islamit dhe të shqiptarëve, që po përdorin metoda të ndryshme për të na paraqitur siç nuk jemi.
“Vetëm armiqtë e shqiptarëve dhe të islamit thonë se islami është terrorist. Njeriu që ka sjellë në Kosovë dymbëdhjetë kilogram eksploziv është dënuar njëjtë si një njeri që ka mbrojtur fjalën e Zotit”, tha Ramiqi në Info Magazine të Klan Kosovës.
Ramiqi ka komentuar edhe diskutimet për Shën Terezën dhe Gjergj Kastrioti – Skënderbeun, dukë rithënë opinionin e tij për të dyja këto tema, shumë të debatura.
“Ka pasur shumë debate, ndaj edhe vet jam përgjigjur për çështjen e Skënderbeut dhe Gonxhe Bojaxhiut. Nëse ajo ka kontribuar në aspektin humanitar, atëherë ajo i ka meritat shumë të mëdha. Por, unë nuk mundem si besimtar islam ta shenjtëroj dikënd. Unë kam informacion që ajo ka bërë edhe shumë të këqija për njerëzimin”, tha ai.
“Ma gjeni një hoxhë që ka bërë dicka kundër shqiptarëve të besimit katolik. Unë jam rritur me bindjen që Skënderbeu ka qenë hero kombëtar. Tash po thonë që ai ka qenë Kalorës i Krishterimit. Nëse ai ka qenë i tillë, ai nuk është heroi im”, tha Ramiqi.
Kryeministri rumun pranon se Kosova luajti mirë, por thotë s...
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut: Mbledhja e pë...
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...