Trashëgimtari i Samsung, në gjyq për ryshfet

18:37 | 28 Shkurt 2017
Arbresh.info

 Trashëgimtari i gjigandit korean të elektronikës Samsung, Lee Jae yong pritet të paditet zyrtarisht për një seri akuzash, përfshirë këtu dhënie ryshfeti dhe përvetësim.

Rasti i tij lidhet me skandalin që çoi në përfshirjen e presidentes së vendit, Park Geun hye.
Zyra e prokurorit njoftoi se, akuzat ndaj bosit de fakto të Samsung bien edhe mbi 4 drejtorë të tjerë të kompanisë.

Tre prej tyre dhanë dorëheqjen ditën e martë, pas njoftimit të autoriteteve.

Nga ana e saj, Samsung njoftoi se po shpërbënte zyrën e saj strategjike, një njësi që merrej me koordinimin e aktiviteteve të konglomeratit të madh.

Kolosi i teknologjisë akuzohet se ka dhënë donacione për organizata jofitimprurëse të kontrolluara nga një mikeshë e presidentes, në këmbim të favoreve qeveritare.

Ai u arrestua më herët gjatë muajit teksa prokurorët përgatisnin padinë ndaj tij.

Ata e akuzojnë se ka dhuruar donacione me vlerë 36 milionë dollarë organizatave, për të siguruar në këmbim mbështetje qeveritare për ristrukturimin e kompanisë.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme