Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, ka shoqëruar kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në një vizitë zyrtare në Itali.
Gjatë kësaj vizite ata janë takuar me presidentin e Asamblesë Regjionale të regjionit autonom të Friuli-Venezia-Giulia, Franco Iacop, si dhe me ministrin e bujqësisë të këtij regjioni, Cristiano Shaurli, me ç’rast kanë diskutuar për format e mëtejme të bashkëpunimit ndërmjet të dyja vendeve në fusha të ndryshme, duke përshirë edhe bujqësinë.
“Po ashtu, ata janë pajtuar që odat ekonomike të të dyja vendeve të organizojnë një forum të bizneseve për të thelluar bashkëpunimin në fushën e ekonomisë
Ministri dhe kryeparlamentari gjatë qëndrimit në këtë regjion, kanë vizituar disa prodhues dhe përpunues të ushqimit dhe pijeve. Ministri Krasniqi, në takimet me këto agrobiznese, prezantoi të arriturat dhe mundësitë që ofron vendi ynë për investim në sektorin e bujqësisë, duke potencuar faktin se ky sektor po trajtohet me prioritet në vitet e fundit nga Qeveria e Kosovës.
Ndërkaq, drejtuesit e këtyre agrobizneseve duke paraqitur përvojën e tyre afariste, shprehën interesimin e tyre investuar në Kosovë dhe për të thëlluar bashkëpunimin me bizneset nga Kosova në fushën e bujqësisë”- thuhet në komunikatën drejtuar mediave.
Ministri Aliu mban konferencë për media
Sot mbahet gjykimi ndaj “Kobrës” dhe të tjerëve
Kurti dhe Vitia sot do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Fami...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka