Ministria e Shëndetësisë përkrah projektet kundër kancerit

16:55 | 28 Shkurt 2017
Arbresh.info

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Izet Sadiku, priti sot në takim përfaqësues të Bordit Nacional për Kontroll të Kancerit (BNKK), të UNFPA-së, Shoqatës “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë” dhe profesionistë shëndetësorë.

Në këtë takim u diskutua për pilot-projektin e depistimit të kancerit të qafës së mitrës në Komunën e Prishtinës, rregullimin e infrastrukturës ligjore në këtë drejtim në mes Kujdesit Parësor Shëndetësor dhe atij tretësor, si dhe zhvillimin e këtij projekti edhe në komunat e tjera të Kosovës.

Zëvendësministri Sadiku ka përgëzuar të gjithë akterët për realizimin e pilot-projektit, duke i siguruar ata se Ministria Shëndetësisë pasi të analizojë projektin për vazhdimin e depistimit të kancerit të qafës së mitrës dhe zhvillimin e tij edhe në komunat e tjera, do ta përkrah atë me mundësitë buxhetore.

Zëvendësministri Sadiku është informuar nga të pranishmit për realizimin e pilot-projektit depistimit të kancerit të qafës së mitrës në Komunën e Prishtinës, për gjatë katër muajve, ku u tha se deri më tani përmes pilo-projektit u është mundësuar mbi 1 300 grave të bëjnë Pap-testet dhe ende po vazhdon.

Po ashtu në këtë takim janë prezantuar edhe rekomandimet për pilot-projektin, të dhëna nga ekspertët e kësaj fushe, për vazhdimin e programit derisa ky program të shndërrohet në program nacional.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme