Johnson: Mos lejoni që globalizimi të kthehet në fjalë të ndyrë

16:30 | 28 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Sekretari i Jashtëm i Britanisë, Boris Johnson, ka filluar një ‘fushatë’ për mbrojtje e globalizmit ekonomik,  duke argumentuar se kundërshtimi ndaj tregjeve të lira ‘s’ka kuptim’.

Gjatë një takimi me liderët e bizneseve, ai tha se ‘nuk duhet lejuar që globalizmi të kthehet në fjalë të ndyrë’, transmeton portali arbresh.info.

Ai këtë komente e bëri pavarësisht që qeveria në të cilën bën pjesë edhe ai, kanë vendosur që të ndalojnë lëvizjen e lirë të njerëzve nga vendet e BE-së.

“Globalizmi është një fjalë që është përvetësuar me tone negative dhe është bërë si fjalë e ndyrë në fjalorin politik. Unë kërkoj nga ju dhe të gjithë të tjerët, se fjala globalizim do të thotë forcë pozitive dhe se Britania është pjesë e globalizmit”, tha ai./Arbresh.info

Të ngjashme