Ajo është një nga këngëtaret shqiptare, e cila ka thyer rekorde klikimesh me hitin e saj “Të ka lali shpirt”, duke marrë mbi 253 milionë klikime në YouTube.
Kjo këngë ishte për Silva Gunbardhin një ogur i mirë, pasi jo vetëm që arriti sukses të pa dëgjuar më parë, por njohu dhe dashurinë e jetës, Dafin.
Silva Gunbardhi dhe partneri i saj Dafi, prej gati dy vjetësh tashmë, janë prindër të Dalvit.
Javët e fundit, këngëtarja u rikthye në vëmendjen publike edhe për shkak të një operacioni të vështirë në sy, moment të cilin Silva preferoi ta ndante me të gjithë miqtë virtualë.
Megjithatë, megjithëse duket se gjithçka për artistët shkon vaj e si jo më mirë, e vërteta është krejt e zakonshme si me të gjithë njerëzit e zakonshëm.
Silva tregoi se, ashtu si të gjithë, edhe personazhet e njohur janë njerëz dhe kanë po aq probleme sa të gjithë.
Edhe së fundi, në një intervistë për revistën “Story” Silva ka rrëfyer jetën e saj prej artisteje, sidomos për fitimet nga kënga “Të ka lali shpirt”.
Silva tregon se me punën si këngëtar, është e vështirë të bëhesh e të quhesh i pasur. Sipas Silvës, shpenzimet janë të mëdha e po të kishte qenë aq e pasur sa përflitet, do ta kishte bërë shumë më herët ndërhyrjen në sy. “S’është aspak e vërtetë që jam e pasur dhe këtë e tregon fakti që kisha 10 vite që mbaja lente në sy dhe për shtatë vite asnjë vizitë nuk kisha bërë e jo më operacion. Arsyeja? Po ja, unë punë të reduktuar, Dafi student, djali ynë Dalvi vetëm shpenzime, imagjinojeni vetë! Nëse do të mund të shihnit dërgesat e mia mujore në bankë, nuk do t’u besoni syve. Po të isha e pasur, do të bëja pushime… Shikojeni faqen time të Facebook-ut, ku dal në foto vetëm për punë. Do të vishesha ndryshe. Do të ndihmoja njerëzit e afërt etj”, ka thënë ndër të tjera këngëtarja.
Përmbytjet katastrofike në Spanjë, 93 persona mbeten të zhdu...
E merr një mesazh nga fëmijët përmes dronit, përlotet Drenus...
Abdixhiku poston fotografitë e kandidatëve për deputetë nga ...
Aliu pret në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë
Kabineti i ri Trump, emrat nën shqyrtim
Kurti: Kemi shpëtuar e restauruar trashëgiminë e vlefshme ku...