Një shndërrim thuajse total i pamjes i ka kushtuar 39-vjeçares Amanda Love, të paktën 200 mijë dollarë deri tani.
Skocezja, e cila është mama e 4 fëmijëve, ka synuar gjithmonë “perfeksion plastik” për t’u dukur si një kukull “Barbie”. Deri tani ajo ka kryer 3 ndërhyrje në gjoks, ndërsa është duke planifikuar edhe të katërtin, po ashtu ajo ka injektuar ‘botoks’ dhe ‘fillers’, si dhe mbush vazhdimisht buzët me kolagjen.
“Dua të arrij perfeksionin, lëkurë të butë, buzë të mëdha, pamjen e një kukulle”,- shprehet 39-vjeçarja.
Vajzat e saj 18 dhe 14 vjeçare shprehen se shpesh njerëzit i thonë se ajo duket si nëna e tyre. Megjithatë. Logan është kundër ndërhyrjeve që ka bërë nëna e saj. Ajo thotë se shokët e saj të shkollës e ngacmojnë shpesh lidhur me pamjen e nënës së saj./mapo
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...