Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka pritur në takim, sot, një delegacion zyrtarësh të lartë nga Republika Arabe e Egjiptit, ku morën pjesë ish Ministri i Jashtëm i këtij shteti, tani deputet në parlamentin egjiptian Mohamed Elorabi, si dhe ish-këshilltari i presidentit të atjeshëm, gazetar në televizionin kombëtar të Egjiptit Ahmed Elmoselmany.
Ministri Hoxhaj gjatë takimit ka folur për bashkëpunimin kulturor në mes të Kosovës dhe Egjiptit, i cili ka thënë që është një aset me potencial për zhvillim në të dyja vendet. Është biseduar, po ashtu, për shkëmbimin e diplomatëve të rinj nëpërmjet akademive diplomatike të Ministrive të Jashtme të Kosovës dhe të Egjiptit.
Hoxhaj ka vënë në pah se Kosova duhet të merret si shembull i mirë për paqe dhe siguri në rajon.
“Kosova është shembulli më i mirë se si një shtet i ri është shembull i sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë.”, ka thënë Hoxhaj. “Biseduam edhe për shkëmbimet kulturore që mund t’i kemi si vende me kultura të lashta dhe njëkohësisht, diskutuam se si ta bëjmë shkëmbimin e diplomatëve të rinj nëpërmjet akademive tona diplomatike”, ka shtuar ministri Hoxhaj.
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...