Google ADS

Zidane pushon Casemiron ndaj Las Palmas

15:44 | 28 Shkurt 2017
Arbresh Info

Real Madridi do të takohet me Las Palmas të mërkurën në mbrëmje, por ata do të jenë në mungesë të Casemiros, të cilit i është dhënë pushim nga trajneri Zinedine Zidane.

Mbrojtësi defanziv ka qenë pjesë e skuadrës spanjolle në çdo ndeshje qysh pas rikuperimit nga lëndimi në përfundim të muajit nëntor, por më në fund i është dhënë shansi për të pushuar, transmeton portali arbresh.info.

Në listën e skuadrës së Zinedine Zidanes për ndeshjen e nesërme është i përfshirë Gareth Bale, i cili pësoi një tendosi të këmbës gjatë fitores ndaj Villarrealit të dielën./arbresh.info

Skuadra e Real Madridit:

Portier: Keylor Navas, Kiko Casilla, Ruben Yanez.

Mbrojtës: Dani Carvajal, Pepe, Sergio Ramos, Nacho , Marcelo.

Mesfushor: Toni Kroos, James Rodriguez, Mateo Kovacic, Luka Modric, Marco Asensio, Isco.

Sulmues: Cristiano Ronaldo, Karim Benzema, Gareth Bale, Lucas Vazquez, Alvaro Morata.

Të ngjashme