Nënkryetarja e BDI-së, Teuta Arifi në intervistë për emisionin 360 gradë të Alsat M, ka deklaruar se nga OBRM-PDUKM e kanë pranuar pranuar propozim ligjin për gjuhën shqipe, por marrëveshja nuk ishte arritur për shkak të çështjes së reformave në gjyqësor, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas Arifit, ajo është çështja kryesore për ndërprerjen disa vjeçare të koalicionit në mes këtyre dy partive.
‘Çështja e gjuhës nuk ishte problem për mos arritjen e marrëveshjes për koalicionim me OBRM-në, ashtu siç nuk kishte problem për të arritur marrëveshje dhe për të tejkaluar me LSDM-në. Mendoj se problem ishin çështje tjera të cilat ishin të lidhura me reformat në vend dhe reformat në drejtësi’, ka thënë Arifi.
Xheneta zbeh pëlqimin për Gjestin: Dua një partner që fjala ...
SHBA vendos veto ndaj rezolutës së OKB-së që kërkon armëpush...
Manchester United ëndërron të mposht Real Madridin për të në...
Xheneta: Nuk do t’ia lejoja partnerit tim këngëtar që femrat...
Drita mposht Suharekën
Zbulohet kolonia e koraleve më e madhe në botë/ Mbi 300 vjeç...