Google ADS

Berlini kërkon nga Turqia lirimin e gazetarit gjerman

15:20 | 28 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Autoritetet turke kanë arrestuar formalisht një gazetar të njohur gjerman të gazetes Die Welt, i cili ka qenë kritik i pushtetit.

Ai është arrestuar nën akuzuat për propagantë në mbështetje të një organizate terroriste, transmeton portali arbresh.info

Deputetët e opozitës turke dhe familja e gazetarit Deniz Yucel kanë protestuar sot para një gjykatë në Stamboll.

Kancelarja gjermane Angela Merkel e ka quajtur arrestimin ‘joproporcional’, ndërsa Ministri i Jashtëm, Sigmar Gabriel ka kërkuar nga Turqia lirimin e tij.

Yucel është reporteri i parë gjerman që është burgosur për shkak të kritikave të hapura dhe për shkak të përhapjes së lajmeve për grusht shtetin e dështuar./Arbresh.info

Të ngjashme