Google ADS

Visar Ymeri reagon ndaj mos lirimit të aktivistëve të VV-së

15:19 | 28 Shkurt 2017
M. A.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka reaguar ndaj mos lirimit të aktivistëve të kësaj partie në seancën e sotme gjyqësore.

Ai ka thënë se mbajtja e tyre në arrest shtëpiak është vendim politik.

Ymeri ka krahasuar mbajtjen e aktivistëve në arrest shtëpiak me vendimin e njëjtë ndaj Oliver Ivanoviqit, i cili akuzohet për krime lufte në Kosovë.

Sipas Ymerit, Ivanoviq nuk u gjykua asnjëherë për terrorizëm, ndërkohë që për këtë po akuzohen aktivistët të cilët protestuan kundër demarkacionit./Arbresh.info

Ky është reagimi i plotë i Ymerit:

Arsyetimi kryesor pse Atdheut, Egzonit, Adeas e Frashërit po i vazhdohet arresti shtëpiak është mosratifkimi i marrëveshjes për demarkacion!

Arsyeja, pra, është politike. Që i bie se arresti shtëpiak është politik.

E që e shpërfaqë po ashtu se i tërë procesi është politik. Për arsye politike. Politikisht i arsyetuar. Politikisht i montuar.

Para një jave Oliver Ivanoviqit po ashtu iu caktua masa e arrestit shtëpiak. Ai, ndryshe nga aktivistët, është i dënuar me vendim të gjykatës së shkallës së parë për organizimin dhe pjesëmarrjen në vrasjen e 11 shqiptarëve dhe dëbimin masiv të 11 mijë e 364 shqiptarëve nga pjesa veriore e Mitrovicës në vitin 2000. Ai nuk u gjykua asnjëherë për terrorizëm.

Ndërkohë që aktivistët që morën pjesë në protestat publike kundër ratifikimit të marrëveshjes për demarkacion, po.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme