Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka filluar vizitën zyrtare në Itali, ku të martën ka zhvilluar takime në regjionin Friuli-Venezia-Giulia.
I shoqëruar nga ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi, kryeparlamentari Veseli është takuar në Trieste me Franco Iacop, president i Asamblesë Regjionale të regjionit autonom të Friuli-Venezia-Giulia.
Në këtë takim, u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit mes këtij regjioni dhe Kosovës në fushën e bujqësisë, përpunimit të ushqimit dhe në fushën e metalurgjisë.
Kryeparlamentari Veseli ka prezantuar në këtë takim potencialet që i ofron Kosova në fushën e bujqësisë, me theks të veçantë në rajonin e Prizrenit dhe Rahovecit. Veseli propozoi binjakëzimin e regjionit Friuli-Venezia-Giulia me komunat e Kosovës që ndajnë ngjashmëri.
Kryeparlamentari Veseli ka prezantuar Ligjin për investime strategjike, i cili ofron mundësi për investitorë të huaj që dëshirojnë të investojnë në Kosovë.
Kreu i legjislativit kosovar ka ftuar me këtë rast investitorët italianë që të investojnë në Kosovë.
“Pas takimeve formale jemi pajtuar që odat tona ekonomike të organizojnë një forum të bizneseve të dy vendeve për të thelluar bashkëpunimin në fushën e ekonomisë”, tha Kryeparlamentari Veseli.
Regjioni Friuli-Venezia-Giulia është regjioni më i pasur i Italisë.
Pas takimit në Asamblenë Regjionale të Triestes, kryetari i Kuvendit, i shoqëruar nga ministri Memli Krasniqi kanë takuar edhe ministrin e bujqësisë nga ky regjion, Cristiano Shaurli.
Edhe në këtë takim është diskutuar për bashkëpunimin e Kosovës me regjionin e Friuli-Venezia-Giulia në fushën e bujqësisë.
Pas qëndrimit në Trieste, kryeparlamentari Veseli do të udhëtojë drejt Romës, ku të mërkurën do të pritet në takime të veçanta nga kryetarja e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Italisë, Laura Boldrini, si dhe nga kryetari i Senatit, Pietro Grasso.
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...