Instituti Demokraci për Zhvillim(D4D) ka organizuar për herë të parë në Kosovë “Panairin e Vullnetarëve”.
Ky eveniment organizohet në kuadër të projektit “Vullnetarizmi për Zhvillim: Promovimi i vullnetarizmit dhe qytetarisë aktive në Kosovë”
Në Panairin që u hap në teatrin Oda kanë marrë pjesë rreth 40 organizata që për qëllim kanë ta rrisin interesimin për punë vullnetare dhe aktivizim qytetar në Kosovë.
Valza Zogiani nga Instituti Demokraci për Zhvillim tha se kjo është hera e parë që po mbahet një panair i formatit të tillë në Kosovë.
Zogiani gjithashtu shtoi se vullnetarizmi është shumë i shprehur në Kosovë por që ka mungesë organizimi të këtyre panaireve.
“Është hera e parë që po mbahet një panair i formatit të tillë në Kosovë që e bën shumë më të vlefshëm dhe më interesant këtë panair. Është në interesin tonë në arritjen sa më të mirë të qëllimit të projektit tonë që të mbajmë sa më shumë këso aktivitete edhe nënkuptohet panaire të tjera. Vullnetarizmi mund të themi që është shumë i shprehur. Në Kosovë është mungesë e formës së organizuar të vullnetarizmit ajo që është më e dukshme ndërsa definitivisht mund të themi se iniciativa të tilla, projekte të tilla e shtojnë, e rrisin për të bërë punë vullnetare” tha Zogiani.
Pjesëmarrëse në këtë panair ishte edhe organizata ‘’The Ideas Partnership” e cila punon në fushën e arsimit,edukimi si dhe integrimit shoqëror në shoqërinë të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian.
Veton Kryeziu nga kjo organizatë tha se ky panair është një ide shumë e mirë për të promovuar vullnetarizmin në Kosovë dhe se sipas tij ka një efekt pozitiv për ngritje të vetëdijes.
“ Është një ide e mirë që është organizuar dhe i ndihmon promovimit të vullnetarizmit në Kosovë dhe besoj që ka me pas efekte pozitive për ngritjen e vetëdijes edhe tek të rinjtë kosovarë që të bëjnë sa më shumë punë vullnetare. Ne si organizatë punojmë në fushën e edukimit edhe arsimimit si dhe integrimit shoqëror në shoqëri të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptas” tha Kryeziu.
Ky panair do të jetë i hapur gjatë ditës së sotme deri në orën 16:00 ku kohë pas kohe organizatat pjesëmarrëse do të promovojnë mundësitë e vullnetarizmit.
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen