Lirohet nga burgu Naser Kelmendi

14:02 | 28 Shkurt 2017
Arbresh.info

Biznesmeni Naser Kelmendi është liruar nga paraburgim para pak çastesh me masë më të butë, arrest shtëpiak.

Ky vendim është marrë nga trupi gjykues i udhëhequr nga Anna Adamska Gallant.

Kelmendi mohon pretendimet se është i përfshirë në trafikim droge. Ai i cilëson si të pabaza akuzat.

Naser Kelmendi është me origjinë kosovare dhe me nënshtetësi boshnjake, biznesmen dhe i përfshirë në marrëdhëniet politike të shumë vendeve të rajonit. Për Malin e Zi, Kelmendi ka thënë vetë se e konsideron si atdhe të dytë. Ai nuk e ka fshehur se ka ndihmuar financiarisht referendumin për pavarësinë e këtij vendi në vitin 2006./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme