Nënkryetari i Kuvendit Xhavit Haliti është takuar sot me zyrtarë nga shteti i Egjiptit.
Haliti ka thënë se kanë biseduar për marrëdhëniet në mes të dy parlamenteve.
“Biseduam për marrëdhëniet e qytetarëve dhe dy vendeve tona. Biseduam edhe për vendimin që duhet të hapen ambasadat në të dy palët. Marrëdhëniet me Egjiptin kanë qenë historikisht të mira. Nga Egjipti kemi çfarë të mësojmë, si dhe njerëzimi ka pasur çka të mësoj. Po ashtu ram dakord që e ardhmja e marrëdhënieve tona të jetë edhe më e mirë dhe të kemi mundësi të bashkëpunojmë më shumë”, tha ai.
Mohamed El Orabi, deputet në Parlamentin e Egjiptit ka thënë se janë pajtuar që marrëdhëniet mes dy vendeve të vazhdojnë edhe në të ardhmen.
“Egjipti është duke punuar në të mirë të qytetarëve, për një ekonomi më të mirë, për një lidership më të mirë. Po ashtu jemi të pajtimit që të gjitha këto gjëra ti bëjmë edhe me Kosovën sepse bashkëpunimi do të zgjas mes dy vendeve”, tha ai./Arbresh.info
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...