Google ADS

Hoxha: Do të dalim me një strategji lidhur me radikalizmin në burgje

12:23 | 28 Shkurt 2017
Arbresh.info

Ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha theksoi rëndësinë e luftimit të ekstremizmit të dhunshëm.

Ministrja Hoxha vuri në dukje ballafaqimin me këtë problem në institucionet më delikate, në Qendrat Korrektuese.

“Për të luftuar këtë fenomen, Shërbimi Korrektues ka ndërmarrë masa monitoruese ndaj të burgosurve të radikalizuar si dhe kemi marrëveshje bashkëpunimi me Bashkësinë Islame”, tha  Hoxha në konferencën me temën “Angazhimi i Shoqërisë Civile kundër ekstremizmit të dhunshëm”.

Sipas ministres një  ekip ekspertësh nga ICITAP-i, po punojnë në analizën e gjendjes sa i përket radikalizimit në burgje dhe pritet që të dalim me një  strategji për këtë çështje.

“Lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm është e vazhdueshme, është luftë për vlera, respekt të ndërsjellë dhe paqe. Është luftë për të ndihmuar secilin që është viktimë e ekstremizmit të dhunshëm apo që rrezikohet nga një fenomen i tillë”, tha Hoxha.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme