Intersimi i jashtëzakonshëm për duelin derbi ndërmjet Gjilanit dhe Dritës ka shtyrë shumë politikanë dhe personalitete të reagojnë në lidhje me ndërtimin e një stadiumi me kapacitet më të madh ulësesh dhe me kushte komfort standarteve të UEFA-s dhe FIFA-s.
Në mesin e tyre ishte edhe kryetari aktual i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili ka deklaruar se shumë shpejtë pritet të propozohet projekti për një stadium të ri në qytetin e Gjilanit i cili pritet të jetë më i miri në Kosovë dhe jo vetëm.
“Shumë shpejt do te fillojmë projektin për propozimin e një studioni te rij qe pritet te jete me i miri ne Republikën e Kosovës por edhe ne rajon. Ky stadion do te jete i gjithi me përmasa Evropiane. Inicimin e këtij vendimi ma përkrahe plotësisht kryeministri Akademik Isa Mustafa pas pamjeve te mrekullueshme te nje derbi me te madh ballkanas. Urime tifozëve Skiftera dhe Intelektualet!”, ka shkruar Haziri teksa ka bashkangjitur një foto të një stadiumi modern europian”, ka shkruar Haziri në Faceook.
Ndryshe, Gjilani dhe Drita në derbin lokal janë ndarë të barabartë 1-1 në prani të rreth dhjetë mijë tifozëve.
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...