Google ADS

Mustafa: Zhvillimi ekonomik, prioritet i Qeverisë

11:29 | 28 Shkurt 2017
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, tha se zhvillimi ekonomik është prioritet i qeverisë së Kosovës.

Sipas tij  këtë prioritet Qeveria e ka  vazhduar me bisedime me investitorët dhe është  arritur të përmirësohet pozita e shtetit në indekset botërore.

“Po ashtu Kosova në Forumin Botëror të investitorëve Kosova e ka marrë vendin e parë për mbështetje ekonomike. Do të mundohemi të përmirësojmë klimën e investimeve në mënyrë që të kemi investime të huaja”, tha Mustafa duke folur në konferencën “Dialogu për investime” që është mbajtur sot në Prishtinë.

Mustafa tha se është arritur që gjatë kësaj periudhe të ulin numrin e papunësisë dhe se tregu i punës në Kosovë është mjaft fleksibil.

Në këtë konferencë ka folur edhe shefja e zyrës së BE-së për Kosovën Nataliya Apostolova, e cila tha se qëllimi i këtij takimi është që të thërrasin të gjitha autoritetet relevante për çështje të caktuara që të diskutojnë për problemet në investime.

Edhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami tha se sa i përket ambientit të biznesit në Kosovë ka pasur përmirësime.

Ndërsa ministri i Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci tha se viti 2017 do të jetë viti i Kosovës së Re, për të cilin tha se qe një vit janë zhvilluar biseda me investitorin amerikan.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme