Nëntë unione bankare të bashkuar në ombrellën Forumi i Bashkuar i Unioneve Bankare (UFBU) kanë bërë thirrje për grevë, në të cilën kanë dalur me kërkesa të ndryshme.
“Operacionet bankare janë bllokuar si pasojë e grevës së 85.000 degëve komerciale bankare dhe 105.000 degëve të bankave bashkëpunuese”, deklaroi C.H. Venkatachalam, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të asociacionit të të punësuarve në bankat e Indisë.
UFBU nga ana e tij proteston për reformat bankare të imponuara nga qeveria dhe kërkon kompensim për punën shtesë gjatë procesit të “demonetizimit” (heqjes nga qarkullimi i kartëmonedhave dhe monedhave dhe zëvendësimi me të reja).
Nëntorin e kaluar, kryeministri Narendra Modi hqi nga qarkullimi kartëmonedhat prej 500 dhe 1000 rupi me pretekstin e luftës kundër korrupsionit dhe “parave të zeza”.
Ky veprim shkaktoi një kaos të vërtetë dhe panik duke krijuar radhë të gjata të njerëzve para bankave të cilët zëvendësonin paratë nga frika se mund të zhvelërohen.
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit