Google ADS

Alarmohen korçarët: Këto janë domatet që po na vijnë nga serat e Lushnjës

10:52 | 28 Shkurt 2017
Arbresh.info

Çfarë po hamë, domate apo hormone? E çfarë mund të thuash tjetër kur sheh domate të këtij lloji, të cilat nuk janë të importuara nga jashtë, por bëhen nga serat e Lushnjës.

Domateve u është hedhur një sasi e madhe hormonesh për rritje dhe pjekje, saqë filizat e mbirjes janë zhvilluar në farat e brendshme të saj.

Nuk do e dalloni kurrë nga jashtë se ngjan si ajo “molla” e Borëbardhës, por kur të jeni duke bërë sallatën atëherë do e kuptoni se ajo çfarë ju po konsumoni nuk është domate, pavarësisht sa shtrenjtë e keni marrë kilen.

Nëse pak ditë më parë raportuam disa raste tipike, duket se kjo gjë vazhdon akoma. Sot për JOQ, janë ankuar korçarët dhe lushnjarët nga çfarë po blejnë në treg.

Nëse këta tregtarë dhe prodhues nuk janë akoma në gjendje ta kuptojnë se çfarë po shesin, ku është shteti, apo instucionet përkatëse?

1 2 3

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme