Vrasja e Elton Çiços, vetëdorëzohet Renato Milloshi

10:35 | 28 Shkurt 2017
Arbresh.info

Renato Milloshi, djali i ish-kryetarit të ndjerë të Partisë Komuniste, Hysni Milloshi, është vetëdorëzuar në polici 10 muaj pasi u shpall në kërkim si i bashkëpunëtor i dyshuar për vrasjen e Elton Çiços.

Pas negociatave të shumta të inspektorëve të krimeve në Drejtorinë e Tiranës me të afërm të tij, Renato Milloshi është vetëdorëzuar në drejtorinë e policisë së kryeqytetit.

Renato Milloshi akuzohet për vrasje në bashkëpunim të Elton Çiços në maj të vitit të kaluar në një lokal në qendër te zonës së ish-bllokut.

Sipas policisë ai drejtonte automjetin me të cilin u largua njëri prej vrasësve të Çiços.
36-vjeçari përfundon kështu 10 muaj në arrati dhe ka vendosur t’i dorëzohet drejtësisë.

Vrasja e Çiços pasoi një sërë ngjarjesh të tjera kriminale në dhjetë muajt e fundit./Top Channel/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme