Milani përgatit kontratën e re për Montellan

10:45 | 28 Shkurt 2017
Arbresh Info

Pronarët e rinj kinez të Milanit thuhet se do t’i ofrojnë rinovimin e kontratës Vincenzo Montellas.

Pavarësisht mungesës së aktivitetit në merkaton e transferimeve dhe skuadrës së re, trajneri ka dërguar këtë sezon “Rossonerët” në garën evropiane, transmeton portali arbresh.info.

Megjithatë, ka pasur thashetheme që presidenti Silvio Berlusconi nuk është i lumtur me arritjet nën udhëheqjen e tij, por ai tani është afër finalizimit të shitjes së klubit tek ‘Sino Europe Sports’.

Finalizimi i marrëveshjes me kinezët pritet të bëhet të premten dhe ‘Gazzetta dello Sport’ beson që rinovimi me Montellan është njëra nga prioritet e grupit.

Rinovimi i kontratës thuhet se t’i vazhdojë qëndrimin Montellas të paktën edhe për një vit, si dhe një rritje të pagës prej 2.3 milionë euro për sezon./arbresh.info

Të ngjashme