Google ADS

Australi: Arrestohet këshilltari i ISIS-it për raketa

08:57 | 28 Shkurt 2017
Arbresh.info

Një burrë i dyshuar se kishte këshilluar Shtetin Islamik për raketa është arrestuar në Australi.

Haisem Zahab, 42 vjeçar, u arrestua në periferi të Welsit Jugor, ka bërë të ditur kryeministri Malcolm Trunbull, transmeton arbresh.info.

Policia dyshon se elektricisti ishte duke zhvilluar një raketë me rreze të gjata dhe dizajnimin e një pajisjeje me laser për paralajmërimin e ardhjes së municioneve të cilat do të përdoreshin nga forcat në Irak dhe Siri, transmeton arbresh.info.

Arrestimi nuk u bë për lidhje me sulme të mundshme në Australi, tha kryeministri.

Komisioneri i Policisë Federale të Australisë, Andrew Colwin, tha se i arrestuari ishte duke vepruar i vetëm dhe se këshillat e tij ishin shumë të sofistikuara dhe mirë të planifikuara.

Por i arrestuari nuk kishte pasur kontakt direkt me raketat apo laserin, shtoi më tej komisioneri.

Arrestimi i tij është rezultat i një hetimi kompleks 18 mujor./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme