Të pini gjashtë filxhanë kafe në ditë ulë rrezikun e zhvillimit të sklerozës së shumëfishtë, sugjeron një hulumtim.
Një studim i 7,000 njerëzve gjeti se u pa një rënie e rrezikut prej 30% nga prekja nga ky kusht, nëse ata pinin më shumë se 900ml kafe në ditë.
Kjo sasi, që zbërthehet në gjashtë filxhanë të vegjël të kafesë, mund të duket shumë, por është e barabartë me dy kafe të madhe nga Starbucks ose kafe të tjera, transmeton Express.
MS është kushti më i zakonshëm neurologjik, i cili prekë 50 njerëz në Britani çdo javë, zakonisht njerëz të njëzetave dhe tridhjetave.
Kushti, që prekë më së shumti femrat, shkakton humbje të lëvizshmërisë, probleme me shikim, lodhje dhe dhimbje të pashpjegueshme.
Ekspertët nuk janë të sigurt pse kafeja është mbrojtëse ndaj kësaj sëmundje – por ata dyshojnë se kafeina është përgjegjëse për luftimin e saj.
Kafeina njihet për vetitë neurombrojtëse prej shumë kohësh.
Ministri Aliu mban konferencë për media
Sot mbahet gjykimi ndaj “Kobrës” dhe të tjerëve
Kurti dhe Vitia sot do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Fami...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka