Arsene Wenger ëndërron detyrën në Real Madrid nëse largohet këtë verë nga Arsenali.
“Topçinjtë” i kanë ofruar veteranit një kontratë të re dy vjeçare, por francezi nuk ka nënshkruar ende asgjë dhe mund të largohet gjatë verës, transmeton portali arbresh.info.
Wenger ka insistuar së fundmi se do të vazhdojë karrierën si trajner edhe pas largimit nga gjiganti londinez, ku ka shpenzuar 21 vite.
‘The Telegraph’ raporton se trajneri i “Topçinjve” ka refuzuar një mega ofertë prej 30 milionë funtash në vit për të menaxhuar në Kinë. E gjithë kjo vjen pasi ai dëshiron të qëndrojë në Evropë edhe nëse largohet nga Arsenali.
Gjiganti evropian Real Madridi thuhet të jetë vendi i tij i preferuar për të menaxhuar. Ata janë përpjekur për të rekrutuar atë më parë, por kanë dështuar për të siguruar shërbimet e tij.
Zinedine Zidane aktualisht është në detyrë tek skuadra në ‘Bernabeu’, por e ardhmja e tij mbetet ende e pa qartë./arbresh.info
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...