Policia mbledh të holla dhe i blen biçikletë të riut që ecte pesë orë në ditë për të shkuar në punë

22:18 | 27 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Kur shikoni dritat e policisë, rrallë mund t’ju shkojë mendja për të mirë.

Por, për një adoleshent në Kaliforni, sinjalizimi i policisë i ka ndryshuar jetën, transmeton portali arbresh.info.

Adoleshenti Jourdan Duncan ecte në këmbë një natë vonë, kur u ndalua nga policia. “Shpresoj të mos kem bërë ndonjë gjë të keqe”, ishte reagimi i tij i parë.

Por, në vend se ta kritikojë, policia e dërgoi atë me makinë deri në shtëpi.

Përgjatë rrugës, Jourdan u tregoi atyre se makina e tij ishte shkatërruar dhe nuk kishte mundësi tjetër se si të shkonte në punë. Atij i duhej të ecte pesë orë që të shkonte dhe të kthehej nga puna.

vlcsnap-2017-02-27-09h08m12s231

Ai gjithashtu u kishte rrëfyer policëve që nuk kishte mundësi që të rregullonte makinën, pasi kursente për shkollim dhe ndihmonte prindërit.

Policia e impresionuar nga përkushtimi i tij, hapën një fond për t’i blerë atij një biçikletë dhe më pas arritën që të ndanin edhe një fond për t’ia rregulluar makinën.

Shefi i policisë ka deklaruar se përmes tij, ka dashur të përcjellë një mesazh te të gjithë njerëzit që janë të përkushtuar në punë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme