Ish-presidenti kroat vizitoi Prishtinën javën e kaluar ku formalizoj miqësinë me Haradinajn vetëm në prag të vendimit të Gjykatës së Apelit në Colmar të Francës e cila të enjten do të dal me një vendim për Haradinajn.
Mesiq ka deklaruar se Kroacia është duke i ndjekur me vëmendje zhvillimet pas arrestimit të liderit të AAK-së.
“Unë jam njohur me të gjitha detajet pas arrestimit të mikut tim Ramush Haradinaj i cili shpresoj të lirohet së shpejti”, kishte thënë Mesiq në takimin me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa.
Se Mesiq ka miqësi me shqiptarët e ka dëshmuar një fotografi ku shihet në darkë me milionerin Behgjet Pacolli.
Më tej thuhet se Pacolli i cili është kosovari më i pasur publikisht ka dhënë para për lirimin e Haradinajt dhe është angazhuar që Interpoli të heq urdhërarrestin për të.
Ndërsa analisti serb, Branko Radun ka treguar se ish-presidenti kroat vepron si një lobsit shqiptar qysh moti.
“Mesiq ishte i njohur për deklaratat e tij pro-shqiptare në fillim të viteve të nëntëdhjeta gjatë sundimit të Franjo Tuxhmanit por edhe më vonë. Është e qartë se tradicionalisht shqiptarët dhe kroatët kanë partneritet pasi kanë Serbinë armik të përbashkët”, ka thënë Radun.
Haradinaj u arrestua më 4 janar në kufirin mes Zvicrës dhe Francës pas urdhërarrestit serb. Më pas Serbia kërkoi ekstradimin e tij.
Vendimi përfundimtar i gjykatës franceze pritet të shpallet të enjten.
Katari pezullon rolin ndërmjetësues për luftën në Gazë
Burimi planifikon që pas BBVK të punojë kamarier
PSG merr një fitore solide në udhëtim ndaj Angers
Las Vegasi mbulohet nga bora, qytetarët thonë se nuk kanë pa...
NATO i përgjigjet vendosjes së trupave të Koresë së Veriut n...
“T’ua humbim buxhetin djemve”, Gresa ia tregon planin Sarës