Përmbytjet në Zimbabve lënë të vdekur 117 persona

21:04 | 27 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Të paktën 117 persona kanë vdekur si pasojë e shirave të dendur që kanë goditur Zimbabve.

Zyrtarët kanë theksuar se rreth 106 persona janë të plagosur si pasojë e goditjes nga rrufeja, transmeton portali arbresh.info.

Më shumë se 1,930 shtëpi dhe kasolle rurale janë dëmtuar në mbarë vendin, duke lënë anash 635 familje të pastrehë.

Një total prej 71 shkollave, pesë insitucione shëndetësore janë shkatërruar, ndërsa nëpër shumë pjesë të vendit janë hasur vështirësi në komunikacion.

Zimbabve është goditur nga shiu i madh që nga janari, duke shkaktuar përmbytje të mëdha në disa pjesë të vendit.

Vendi është goditur nga edhe cikloni Dineo, ku të paktën 850 persona janë zhvendosur, duke përfshirë edhe fëmijët dhe të moshuarit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme