Ish-kryeministri britanik, John Major, ka deklaruar se ‘votuesit pro Brexit kanë bërë një gabim historik’.
John, i cili ishte udhëheqës i Partisë Konservatore, kur Britania e Madhe hyri në negociata me partnerët e saj evropianë në viti 1991, tha se ai është i shqetësuar për sfidat që e presin vendin, transmeton portali arbresh.info.
Para një audience në Chatham House në Londër, tha se ‘Britaninë e pret një e ardhme joreale dhe aspak optimiste’.
“Pengesat pas Brexit janë lënë mënjanë, ndërsa qytetarët ende nuk e kanë të qartë se çfarë do të ndodhë pas Brexit”, ka shtuar ai.
“Nëse dikush mendon dhe beson se Evropa do të pranojë çdo gjë që ne dëshirojmë, atëherë ata janë jashtëzakonisht naivë”, tha ai./Arbresh.info
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin