Google ADS

Ministria e Jashtme e Suedisë thotë se dy shtetas suedezë u përfshinë në një vrasje në Kosovë

20:21 | 27 Shkurt 2017
Arbresh.info

Ministria e Punëve të Jashtme të Suedisë ka bërë të ditur se dy persona me nënshtetësi suedeze kanë qenë të përfshirë në vrasjen e ndodhur të dielën në qytetin e Pejës.

Të premten pati të shtëna me armë drejt dy personave në Pejë, me ç’rast një person me inicialet B.N. – 56-vjeç kishte mbetur i vrarë, ndërsa i biri i të ndjerit me iniciale I.N. – 27-vjeç ishte plagosur, por pas tretmanit ishte liruar nga spitali.

Motivet që kishin çuar deri te vrasja në Pejë kishin të bënin më një borxh parash që familjarët kishin pasur ndërmjet vete.

Për këtë ngjarje, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona, për të cilët nuk ka dhënë detaje të hollësishme.

Megjithatë, mediumi suedez “Helsingborgs Dagblad” ka raportuar se dy personat e arrestuar kanë nënshtetësi suedeze. Këtë e konfirmoi edhe ministria e Punëve të Jashtme të Suedisë.

“Kryesit e veprës janë dy shqiptarë, babë e birë, shtetas të Suedisë. Ata janë akuzuar për vrasje dhe tentim vrasje, më shumë nuk di tani lidhje me këtë rast”, thotë Johanna Westlund, zyrtare për medie në ministrinë e Punëve të Jashtme të Suedisë.

Si shkruajnë mediet suedeze, i biri rreth të njëzetave kishte ardhur ta vizitonte babanë në Pejë, i cili po qëndronte tash e ca kohë aty. Babë e birë kishin shkuar të kërkonin borxhin që pala tjetër kishte ndaj tyre, por situata më pas kishte dalë jashtë kontrollit.
“Tani shqiptarët, shtetas të Suedisë, janë në masë paraburgimi për një muaj”, shkruan “Helsinborgs Dagblad”.

Sipas një të afërmi të tyre në Suedi, kryesi i vrasjes, djali rreth të njëzetave, rrezikon të dënohet me 20 deri në 25 vite burg.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme