Shoqata “Familja dhe Shpresa” nga Klina, për mes një letre ka kërkuar nga Përfaqësuesja e lartë të BE-së, Federica Mogherini që të iniciojë dhe lejojë Parlamentin e Kosovës që të bëjë ndryshim-plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë, Holandë, mbi krimet e luftës në Kosovë, në mënyrë që kjo Gjykatë të ndjek penalisht krimet e Serbisë, të kryera në vendin tonë gjatë luftës së viteve 1998-1999 mbi vrasjet e të dashurve tanë.
Shkrimi i plotë që i është dërguar Mogherinit:
E respektuara Zonja Mogherini,
Ju lutemi që të inicioni dhe lejoni Parlamentin e Kosovës që të bëjë ndryshim-plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë, Holandë, mbi krimet e luftës në Kosovë, në mënyrë që kjo Gjykatë të ndjek penalisht krimet e Serbisë, të kryera në vendin tonë gjatë luftës së viteve 1998-1999 mbi vrasjet e të dashurve tanë.
Ne, dëshirojmë t’ua kujtojmë juve disa thënie që shpesh dhe me zë të lartë thuhen nga zyrtarët e Bashkimit Evropian (BE); kolegët tuaj në Bruksel dhe nëpër kryeqytete të tjera të BE-së, si në vijim:
“Nuk ka paqe pa drejtësi”
“Drejtësia selektive assesi nuk është drejtësi”
“Drejtësi për të gjithë”
Megjithatë, kuptimi i këtyre thënieve, me rastin e ligjit aktual – i hartuar nga Zyra e Juaj dhe i miratuar nga Parlamenti i Kosovës – janë të dëmtuara rëndë.
86 të dashurit tanë: baballarët; bijtë dhe vëllezërit u masakruan nga regjimi i Sllobodan Miloseviç-it të Serbisë me 4 Prill, 1999, dhe ende 18 vite pas, ne mbetemi në pritje që drejtësia ndërkombëtare të kryejë detyrën e saj.
Ju, po përpiqeni që të vendosni paqe mes vendit tonë dhe Serbisë. Por, Ju dhe punëdhënësit tuaj nëpër kryeqytetet e BE-së, keni shkuar aq larg saqë me këtë ligj i keni ofenduar shpirtrat e më të dashurve tanë; neve, të mbijetuarve të luftës e të krimeve të Serbisë; të mbijetuarve të spastrimit etnik, duke injoruar krejtësisht trembëdhjetë mijë (13.000) civilët e vrarë nga forcat para-ushtarake, policore dhe ushtarake të Serbisë.
Siç jeni në dijeni, Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic dhe ministri i tij i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç, ishin pjesë e ndërmarrjes vrastare e Miloseviç-it, i cili organizoi dhe urdhëroi depërtimin e më tepër se tetëqind mijë (800.000) civilëve Shqiptarë, përdhunoi më shumë se njëzet mijë (20.000) vajza dhe gra Shqiptare, dhe ka masakruar rreth trembëdhjetë mijë (13.000) qytetarë gjatë luftës tonë për liri dhe pavarësi.
Ne, patëm shpresuar se Ligji për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar nuk do të jetë selektiv dhe se ai do të bënte që gjykata të merrej sidomos edhe me krimet e Serbisë të kryera në Kosovë po ashtu.
Por, fatkeqësisht Ligji në fjalë si i tillë është krejtësisht selektiv dhe jo i plotë në versionin e tij aktual.
Në Janar të këtij viti, kryeministri i Shqipërisë, Zotëri Edi Rama, shkroi në një opinion të tij personal nëpër mjete shqiptare të informimit, se fuqitë perëndimore po e mbajnë anën e agresorit (Serbisë) kundër viktimës (Kosovës), kur ato e vendosën dhe e detyruan Qeverinë dhe Parlamentin e Kosovës që ta miratojnë Ligjin me të cilin u themelua kjo Gjykatë.
Për fat të keq, Zyra që Ju drejtoni, ishte në ballë të tekstit të Ligjit dhe me këtë pra edhe i kësaj Gjykate selektive.
Na pëlqej apo jo neve në Kosovë apo jo kjo Gjykatë, tashmë ajo është një realitet.
Sidoqoftë, për zyrën Tuaj dhe gjithë BE-në, e gjithashtu edhe për politikanët tanë, megjithatë është një mundësi për t’i bërë gjërat në mënyrë të duhur, dhe njëherë e mirë, për të nderuar kuptimin e fjalës ‘drejtësi’.
Ne, Zonja Mogherini, pajtohemi me parashikimet jo të këndshme të Zotëri Edi Ramës, se për shkak të kësaj sjellje të padrejtë me këtë lloj gjykate, ne, qytetarët e Kosovës, shpejt do të mund të humbasim besimin tek fuqitë perëndimore, përfshirë dhe organizatën që Ju e përfaqësoni (BE-në), në të cilën Ne në Kosovë duam të jemi pjesë e saj një ditë.
Me keqardhje detyrohemi që të themi, se nëse nuk behet ndryshim-plotësimi i Ligjit së shpejti – që në këtë ligj të përfshihen edhe krimet e luftës që Serbia i ka bërë në Kosovë, dhe nëse kjo Gjykatë nuk vendos drejtësi për neve, atëherë, parashikimet e Zotëri Ramës kanë gjasa serioze që të mund të bëhen e vërtetë në një të ardhme të afërt.
Ne (në Kosovë) dëshirojmë shumë që të bëhemi pjesë e BE-së, por e asaj BE-ja e cila është e drejtë dhe që është kundër çfarëdo drejtësie selektive; e BE-së e cila nuk i injoron vuajtjet tona të shkaktuara nga Serbia; e BE-së e cila sjell drejtësi për të gjithë në Kosovë dhe në rajonin (e trazuar përsëri) të Ballanit Perëndimor.
Nëse BE-ja e përqafon një drejtësi selektive, siç e ka bërë me Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, me siguri se skepticizmi mbi vlerat e BE-së të predikuara përditë për Ne, do të jenë një opsion i padëshiruar të cilit nuk do të mund që t’i shmangemi.
Nëse kjo drejtësi selektive imponohet apo adoptohet në legjislacionin tonë, sigurisht se Ne, nuk do të donim të bëhemi pjesë e vlerave të tilla të deformuara të BE-së, organizatës që Ne duam dhe ëndërrojmë të bëhemi pjesë e saj një ditë. Të paktën jo Ne të afërmit e tetëdhjetë e gjashtë (86) viktimave të masakrës në Kralan-it; të afërmit e afro katërqind (400) viktimave të komunës së Klinës dhe trembëdhjetë mijë (13.000) viktimave në gjithë Kosovën, që të gjithë të vrarë nga Serbia.
E respektuara Zonja Mogherini,
Siç jeni në dijeni, Qeveria e Serbisë ka refuzuar që t’i dërgoi kriminelët e saj të luftës në Gjykatat e Kosovës.
Rasti i masakrës në fshatin Krusha e Madhe është një ilustrim i qartë i sjelljes së Qeverisë së Aleksandar Vuçiç-it.
Gjeneral (dhe parlamentari) Momir Stojanoviç (nga partia SNS e Vuçiç-it) e edhe 16 të tjerë të cilët ecin lirshëm nëpër Serbi, pavarësisht se janë akuzuar nga Prokuroria e Kosovës dhe EULEX-it për masakrën e kryer në këtë fshatë gjatë luftës së 1998-1999.
Këta persona te akuzuar janë në listën e urdhër-arresteve të INTERPOL-it, 2 vjet tashmë.
Bashkëbiseduesi i juaj kryesor në Serbi, lidhur me atë që Ju e quani ‘normalizim’ të raporteve me Kosovën, Vuçiç, po refuzon për t’i arrestuar dhe ekstraduar ata tek gjyqtarët e EULEX-it në Kosovë.
Për fat të keq, ky rast e dëshmon se paratë e taksapaguesve të BE-së janë duke u shpenzuar s’koti me këtë pjesë së punës së EULEX-it (për krime lufte). Serbia, asnjëherë nuk do t’i dërgojë kriminelët e saj në Kosovë, të paktën jo për gjykim.
Prandaj, OJQ-ja e jonë po kërkon nga Zyra e Juaj e Kuvendi i Kosovës që të bëjnë plotësimin e Ligjit, për të obligua Prokurorin David Shëendiman që të ndjek Serbinë dhe kriminelët e saj të luftës si dhe ta obligojë qeverinë e Serbisë që t’i dërgojë të gjithë këta dhe shumë e shumë të tjerë, tek kjo Gjykatë, e cila është iniciuar nga Zyra e juaj, dhe po financohet nga taksapaguesit e BE-së.
Zonja Mogherini,
Ju lutemi, që të respektoni të gjitha viktimat e luftës në Kosovë.
Ju lutemi, që të ngritni zërin kundër drejtësisë selektive të imponuar ndaj Kosovës.
Ju lutemi, mos lejoni që Serbia t’i shmanget përgjegjësisë për vuajtjet që na i ka shkaktuar popullit tonë.
Ju lutemi, flisni me deputetët e Kuvendit të Kosovës nga PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja, VV-ja dhe NISMA, që të bëjnë të mundur plotësimin e këtij Ligji, në mënyrë që zyra e Prokurorit ta ndjekë Serbinë për krimet e luftës që i ka bërë në Kosovë.
Ju lutemi, korrigjojeni këtë Ligj selektiv dhe bëjini gjërat drejtë.
Me këtë version të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, qeveritarët dhe parlamentarët tanë kanë dështuar plotësisht. Kështu pra, me këtë Gjykatë, edhe BE-ja ka dështuar po ashtu, e natyrisht se agresori ndaj Kosovës, Serbia, është bërë e lumtur, e veçanërisht kriminelët e saj të luftës të cilët po mbeten të lirë.
Në Muajin Mars, Ju do të udhëtoni në rajon. Ju, do të shkoni për vizitë në Serbi. Ju lutemi që bashkëbiseduesve tuaj atje, t’ua kujtoni krimet që ia ka bërë Millosheviqi që bashku me ta, dhe në emër të Serbisë.
Ju, po ashtu do të vini në Kosovë që t’i takoni politikanët tanë të dështuar. Ne, shpresojmë se Ju do gjeni kohë për të na takuar edhe neve gjatë vizitës tuaj në Prishtinë.
Ne kemi shumë për t’ju thënë e për t’ju treguar ngjarje të luftës. Prandaj kërkojmë ndihmë nga e Zyra Juaj, që drejtësia e vonuar për ne të vijë pikërisht përmes kësaj Gjykate për Kosovën në Hagë.
Ju lutemi, Zonja Mogherini, veproni tani dhe respektojeni kuptimin e plotë të fjalës ‘drejtësi’ , ashtu siç na thuhet për çdo ditë nga organizata që Ju e përfaqësoni: BE-ja.
Nëse do të pranoni që të na takoni edhe neve,
Ne, do t’ju tregojmë se si Serbët e morën babin tim nga duart tona dhe e ekzekutuan në Kralan, 18 vite më parë.
Ne, do t’ju tregojmë për dajën tim Nevzat-in, po ashtu.
Ne, do t’ju tregojmë edhe për nipin tim Kushtrimin, i cili ishte veç 14 vjeç kur u ekzekutua në Kralan.
Ne do t’jua takojmë edhe me të mbijetuarin e masakrës së Kralan-it, Hysenin.
Ne, do t’ju tregojmë rastet e të afërmve të tjerë, viktima të krimeve të luftës në Klinë.
Të gjitha këto raste dhe tregime lufte kanë një konkludim të vetëm, janë i njëjti edhe për trembëdhjetë mijë (13000) shqiptarë të tjerë të vrarë gjatë luftës, gjithandej Kosovës: SHTETI I SERBISË ËSHTË VRASËSI.
E respektuara Zonja Mogherini, a jeni gati për të na dëgjuar ?
E, Prokurori David Schvendiman, a është i gatshëm ai që të dëgjojë ?
A jeni, ju që të dy, të gatshëm, për të vepruar e për t’i nderuar shprehjet e çmuara të BE-së: ‘vlerat’ dhe ‘drejtësia’, me këtë rast ?
E respektuara Zonja Mogherini, Përfaqësuese e Lartë e BE-së,
Ne, do të jemi këtu në Kosovë duke pritur nga zyra e organizatës të cilën ju e përfaqësoni që të respektoni dhe ta zbatoni parimin: ‘drejtësi për të gjithë’. E për aq sa Ne, që të jetojmë, ne do t& shpresojmë se një ditë drejtësia ndërkombëtare do të ndalojë së dështuari mbi Ne.
Mbetemi në pritje për të dëgjuar nga Ju !!!
Sinqerisht, Zana Bytyqi-Geci
OJQ “Familja dhe Shpresa”, Klinë, Kosovë
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...