Pentagoni i dërgon Trumpit planin për luftën kundër ISIS-it

19:12 | 27 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Departamenti amerikan i Mbrojtjes i ka dërguar e presidentit Donald Trump planin për përshpejtimin e luftës kundër Shtetit Islamik.

Opsionet e dhëna përfshijnë operacionet ushtarake, planet diplomatike dhe financiare, shkruan CNN, transmeton portali arbresh.info.

Sipas CNN, një komitet i zyrtarëve të lartë të administratës pritet të takohen këtë pasdite për të diskutuar mundësitë, por mbetet e paqartë nëse Trump do të marrë pjesë në këtë takim.

Presidenti Donald Trump ka ngarkuar Departamentin e Mbrojtjes për të udhëhequr shqyrtimin rreth strategjisë për luftën kundër ISIS-it.

Pentagoni gjithashtu ka theksuar se SHBA-të dhe vendet në koalicion janë duke punuar mbi një plan për të përshpejtuar luftën kundër ISIS-it./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme