Google ADS

Bush për Trump dhe raportet e tij me Rusinë: Të gjithë kemi nevojë për përgjigjje

17:35 | 27 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Ish-presidenti i SHBA-ve, George W.Bush ka deklaruar se ‘ne të gjithë kemi nevojë për përgjigjje’ mbi masën e kontaktit mes ekipit të administratës së Trump dhe qeverisë ruse.

Bush njëkohësisht ka mbrojtur rolin e mediave në mbajtjen e udhëheqësit të SHBA-ve në kontroll, transmeton portali arbresh.info.

Në një intervistë për NBC, Bush tha se ‘beson se paneli i Senatit për Inteligjencë do të vendosë nëse është e nevojshme për një prokuror special’.

“Unë mendoj se ne të gjithë kemi nevojë për një përgjigjje. Nuk jam i sigurtë se cila është rruga e drejtë, por jam i sigurtë se kemi nevojë për përgjigjje”, ka thënë ai.

Ai gjithashtu ka mbrojtur rolin e mediave në mbajtjen e udhëheqësit nën kontrollë, duke vënë në dukje se ‘pushteti mund të jetë problematik’.

“Është e vështirë që tu thuash njerëzve që të kenë një jetë të pavarur, që të kenë lirinë e fjalës, kur dikush tjetër nuk është i gatshëm ta dëshmojë vetë një gjë të tillë”, ka thënë Bush, duke aluduar në vendimin e fundit të Donald Trump për bojkotimin e disa mediave botërore./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme